Një pritje miqësore sot në rezidencën e tij për zv.ministrin e punës dhe politikës sociale Elmi Aziri ka bërë ambasadori francez në Shkup, shkelqësia e tij Kristian Timonie.
Në këtë takim Timonie dhe Aziri kanë diskutuar për çështje që kanë të bëjnë me aspektin social të qytetarëve të Maqedonisë, si dhe angazhimin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale në drejtimit të forcimit të kohezionit mes qytetarëve dhe përafrimit mes tyre
Njëkohësisht është falenderuar ambasadori Timonie dhe përkthyesi i ambasadës Ardian Ramadani për organizimin e takimit dhe mikpritjen e bërë.