Ata që gjatë gjithë kohës sulmuan liderin e LSDM-së tani më kryeministër i vendin z. Zoran Zaev dhe që me çdo kusht kërkonin eliminimin nga skena politike të tij , sot si duket të hipnotizuar nga ndjenja e të qenurit çdo herë pranë të fortit ata kanë vënë kontaktet dhe po bëjnë negociata për ta përkrahur qeverinë dhe kuptohet për të shfrytzuar nga të mirat e pushtetit .

Pas deklaratës së deputetit rom Amdi Bajram i cili menjëher pas votimit të Zoran Zaevi për kryeministër tha se do të mund ta përkrah qeverinë e ardhëshme duke lënë hapur mundësinë që shumë shpejtë mund të bëhet pjesë e pushtetit , mandej egzistojnë zëra se ai po bën bisedime të fshehta me zyrtarë të LSDM-së për ta zyrtarizuar këtë veprim .

E njejta situat ndodh edhe me kryetarin e PDSH – së Menduh Thaçi i cili ishte lideri më i ashpër kundër kryeministrit Zoran Zaev dhe LSDM-së mandej ai dhe partia e tijë kanë kritikuar me të madhe vendimet e Aleancës për Shqiptarët që mbështeten dhe u bënë pjesë e qeverisë me LSDM-në .

Por si duket edhe Menduh Thaçi sikur se Amdi Bajram u bë pishman për ato deklarata dhe se ndjenja e të qenurit çdo herë me të fortin ka mundur çdo krenari të mundshme dhe kështu që Menduh Thaçi vendosi të troket në derën e Zoran Zaevit dhe se kanë filluar negociata direkte për të marrë hise nga pushteti apo për të ruajtur benifitet që kishte trashëguar nga pushteti i kaluar .

Këto negociata pasuan edhe me takimin e kryetarit të PDSH-së Menduh Thaçi me kryeministrin Zoran Zaev ku pas takimit nuk u dhanë detaje të qarta për opinionin se çka është biseduar.

Ngelet të shihet ditët në vazhdim gjatë votimit të ligjeve dhe vendimeve tjera në parlament se mazhoranca qeveritare a do të ketë 62 vota për apo numri do të jetë rritur në 65 .

©fol.mk