Amerikanët kanë dërguar së fundmi një peticion në Shtëpinë e Bardhë me anë të së cilit kërkojnë arrestimin GeorgeSoros.

Peticioni i cili ka arritur mijëra nënshkrime deri në këto momente është duke u përhapur me shpejtësi duke u kthyer në viral edhe në rrjetet sociale.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se e ka marrë parasysh këtë peticion edhe pse për t’u mandatuar duhet firmosur nga deri 100.000 persona.

The Gateway Pundit ka raportuar se ky peticion është krijuar nga pakënaqësia e shumë amerikanëve të cilët kërkojnë që nga ky të dalë një urdhër për arrestimin e George Soros.

Ky peticion u krijua një javë më parë, dhe ka arritur 7,300 nënshkrime.