Protestuesit e shumtë që kanë dalë në protestat ant-Trup kanë vendosur flamurin amerikan si shami në kokë për t’u solidarizuar me gratë myslimane.

Në emër të të drejtave të grave si dhe për të dënuar deklaratat raciste nga ana e presidentit të ri Donald Trump kundër pakicave në Amerikë dhe kundër shamisë islame, amerikanët vendosën kështu të mbulojnë kokat e tyre në mënyrë simbolike me flamurin e Amerikës.