Amet Ameti, njëri nga të burgosurit gjatë konfliktit të armatosur në Luboten, rrëfen se si e kanë përjetuar ai dhe familja tmerrin e 12 gushtit të vitit 2001.

Rrëfen se si i kanë të freskëta pamjet e asaj dite të kobshme, kur në lagjen e tij janë vrarë shumë civilë, ndërkaq në fshat janë dëgjuar krisma të mëdha, janë djegur shtëpi dhe janë keqtrajtuar mbi 100 persona.

Rrëfen se si akoma e shoqërojnë ato kujtime të tmerrshme, se si janë marrë ai bashkë me vëllezërit e tij dhe kushërinjtë dhe janë shpërndarë nëpër burgje ku, siç thotë ai, janë rrahur në mënyrë brutale.

Ameti flet për dy pamje të tmerrshme të cilat nuk do t’i hiqen nga sytë deri në momentin që do vdesë, të cilat sigurisht do keni rastin t’i ndiqni në kronikën në vazhdim të përgatitur nga kolegia Ajnur Bafqari.

Ameti përshkruan në detaje akuzën që u është veshur 26 personave, për dëshminë e tyre në Tribunalin e Hagës. Ai sqaron për televizionin Shenja, se deri ku janë proceset gjyqësore ku ata kërkojnë dëmshpërblim si dhe cilat janë hapat e mëtejshëm nëse gjykata nuk e pranon një gjë të tillë./SHENJA/

Për të parë videon kliko KËTU