Ka mbetur edhe java e fundit e afatit kushtetues për formimin e qeverisë, ndërsa analistët kanë mendime kontradiktore për atë se vallë VMRO-DPMNE dhe BDI do të arrijnë të formojnë qeverinë e re. Nga partite nuk japin detaje deri ku janë negociatat, shkruan REL, transmeton fol.mk.

“Do t’ju informojmë kur do të do ketë momente të reja për në publik”, shkurtimisht është përgjigj zëdhënësi i VMRO-DPMNE Ivo Kotesvksi pa mos zbuluar asnjë detaj tjetër.

Sipas paralajmërimeve të mëhershme nga zyrtartët e partisë së Gruevskit, ashtu siç tha ish-kryetari i Kuvendit Trajko Veljanoski, nga 23 deri me 29 janar, do të mbyllen gjitha çështjet. Kryesisht ato kanë të bëjnë më zgjatjen e mandatit të PSP-së dhe përdorimin e gjuhës shqipe.

Analisti politik Aleksandar Dashtevski konsideron se do ofrohen qëndrimet dhe do të formohet qeveri e re, ndërsa për çështjet e hapura thotë se do të zgjidhen përmes grupeve punuese në Kuvend. Ai është decid se VMRO-DPMNE nuk do të bëjë lëshime për mandatin e PSP-së, por në pamundësi që vetë të formojnë qeveri konsideron se do të bëhen lëshimë për kërkesat e BDI-së.

“Ka mundësi që psh BDI-së ti takoj ministria e financave, në këtë mëynrë do të zgjidhet kontrolli i financave në ato zona ku jetojnë shiptarët, dhe ka mundësi për ndryshimin e ligjit për gjuhën, në të cilën janë parashikuar më shumë të drejta në përdorimin e gjuhës shqipe”, nënvizon Dashtevski.

Në ndërkohë dy partië kanë dërguar mesazhe ku sipas Dashtevskit mund të konsiderohohen si sinjal për koaklicion të ardhshëm. Lideri i VMRO-DPMNE Nikolla Gruevksi në intervistën për Gazetën Ekspress në Kosovë tha se ai nuk ka asnjë problem kur takohet me shqiptarët, por se provblemi kryesor janë mediat të cilët kanë shpkur.

“Më Ahmetin kemi bërë shumë vepra të rëndësishme për qytetarët ndërsa në negociatat do të përpiqemi që të bëhet qeveri me BDI-në në bazë të principeve për marrëdhënie fer në të mirë dhe në të keqe” ka thënë Gruevski.

Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani tha së është e rëndësishme që të respketohet marrëveshja e majit, respektivisht principi i koalicionimit të partive fituese nga të dy blloqet dhe i ka akuzuar mediat se po bëjnë presion për mosrespektimin e këtij parimi.

Sipas analistit Alajdin Demiri, megjithatë këto deklarata janë vetëm përpjekje për të fshehur thelbin se pse këto dy parti nuk mund të formojnë qeverinë.

“Ky koalicion është i pamundur i principit që të koalicionojë fituesi me fituesin. E gjithë historia do të ishte ndryshe nësë VMRO-DPMNE dhe BDI do të fitonin më shumë deputet, por gjendja e humbësve i ka vënë në pozitë për tu kthyer në baza fillestare, veçanërisht kur BDI edhe këtu kërkon shpëtim”, thotë Demiri.

Përndryshe, sipas informatave publike të kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti deri më tani ai ka mbajtur një takim me mandatarin Gruevski dhe një më kryetarin e LSDM-së Zoran Zaev.

Deri të dielën, respektivisht deri me 29 janar, mandatari duhet që në Kuvend të dorëzoj programën dhe të propozoj përbërjen e Qeverisë.