Mbetet çështje kohe per te pare  nëse do të ketë ose jo reformim të VMRO-DPMNE-së pas kongresit të organizuar. Analistet politik për “TVM2”, Sasho Ordanovski dhe Xhelal Neziri, nuk kanë shumë shpresë dhe nuk kanë vërejtur shumë sinjale pozitive që pas zgjedhjes së kryetarit të ri të mund të ndodhin reforma rënjësore.  Te dy bashkebiseduesit  kandidatin  e vetëm për kryetar te VMRO-se  Kristijan Mickovski, e shohin si dorë e zgjatur të Gruevskit.

“Unë personalisht nuk besoj se në këto momente  VMRO  është e gatshme të ndërmerr hapa të guximshme për reformim të vërtetë  të kësaj parite, sepse akoma mund të shihen prezent personat  e vjetër të cilat deri tani ishin pjesë e politikë bërjes te kësaj partie, dhe normalisht nuk mund të pritet që ata persona tani përnjëherë mund ti ndryshojnë idealet dhe bindjet e tyre për të cilën ndër vite i kanë përfaqësuar. Kështu që  vlersoj se kjo tani që do të ndodh në VMRO do të jetë vetëm një ndryshim fars, proces i cili sipas meje do të zgjat vite me rradhë” –  tha analisti politik, Sasho  Ordanovski.

“Kristijan Mickovski i cili poashtu është hija e Gruevskit në periudhën që vjen ai do të ketë shumë vështir që të drejtoj partin në mënyrë autonome ose ti ushtroj të gjitha ato përgjegjësi dhe kopetenca që i jep statuti i partisë. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që në një të ardhme të afërt nëse të themi ish struktura udhëheqëse dëshiron që manipuloj me strukturën aktuale për të mbrojtur interesat personale atëherë është e mundur që të kemi revolucion i ngjashëm si në vitin 2005 strukturave të Gjorgjioevskit dhe Gruevskit” – deklaroi analisti politik, Xhelal Neziri.

Për Ordanovskin dhe Nezirin nuk ka dyshime se pa pastruar me strukturat e deritanishme të dyshuara për krim dhe me të kaluarën në përgjethësi nuk mund të priten reforma të vërteta në VMRO. Ata shpresojnë se lideri i ardhshëm i VMRO-DPMNE-së së paku do të arrij të përmirësoj imazhin e partisë para ndërkombëtarëve dhe partive shqiptarë.

 “Unë pres që kjo parti të ndryshoj qasjen në dy drejtime kundërejt faktorit ndërkombëtar me të cilën do të tentojnë që nëpërmjet Mickovskit të përmirësoj imazhin dhe raportet me të huajit dhe të rifitoj besimin që kishte kjo parti më herët. Dhe në anën tjetër  pres që  kjo parti të rindërtoj disa  ura me parti të djathta shqiptare me të cilat natyrisht do të tentoj të ndërtoj partneritet” – thotë analisti politik, Xhelal Neziri.

“Lideri i ardhshëm i VMRO-së  duhet të jetë person i cili nuk do të kontestoj  standardet themelore demokratike, të ketë integritet, duhet të jetë i gatshëm për tolerancë, të ketë ndjenja të përforcuara nacionaliste që në asnjë mënyrë nuk do të kontestoj procesin demokratik dhe individët. Gjithashtu do të duhet të jetë person i cili do ketë dëshir të pastroj me trashëgimin kriminale të kësaj partie dhe përfundimisht të njoh platformen e vërtet të VMRO-së e ajo është integrimet  euroatlantike dhe ndoshta do të duhet lideri i ardhshëm të jetë femër” – u shpreh analisti politik, Sasho  Ordanovski.

Në kongresin  e jashtzakonshëm i cili mbahet në Vallandovë,  për pasardhës të  liderit të deritanishëm të VMRO-DPMNE-se Nikolla Gruevski do të votojnë gjithësej 544 delegat.