Sulejman Mehazi

I nderuar Mustafa Nano, opinoini shqiptar të njeh e të di si analist kontravers e tekanjoz, mendimet e tezat e çuditshme kundërthënëse të bëjnë që të jeshë në qendër të kritikave të ashpra shqiptare. Sa i çuditshëm je! Ngucesh aty ku s’duhet, zotēri Nano. Babai im, rahmet i pastë shpirti thoshte,
tri gjëra janë të ndieshme në këtē jetë, nëse ju përmbaheni do jeni të autoritetshëm, nëse jo do turpëroheni familjarisht tërë jetën e jetës, e ato janë:
dashuria, kombi dhe feja;
-Nëse s’keni dashuri, do jeni të pikëlluar e të turpruar;
-Nëse mohoni herojtë e kombit tuaj do shpalleni tradhtarë e të poshtëruar;
-Nëse nënçmoni fenë tuaj, do jeni të nënçmuar e të ofenduar;
Pra, në cilin grup jeni, Mustafa Nano, në grupin e të pikëlluarve e të turpruerve,
në atë të tradhtarëve e të poshtëruarve, apo të nënçmuarve e të ofenduarve? A mund të na tregoni i nderuar Mustafa Nano?