“Nëse një njeri, një popull, një shtet, e neglizhon edukimin, arsimin e kulturen ai ecën çalë gjer në fund të jetës apo ekzistimit të tij”. “Në don të njohish një popull a shoqëri, shiko nivelin e arsimit dhe kulturën që ka”. PLATONI, ky filozof i madh i Greqis Antike kështu i sqaroi që para 2400 vitesh vlerat civilizuese të njerzimit. Tani kur ne po flasim për fushën e arsimit dhe vlerat kulturore të shqiptarëve në Maqedoni dhe që,po u vënë në kontest të thënieve të Platonit, pas kaq shumë shekujve, do shofim disprepanca ku fare as përsëafërmi se gjejm dot veten, kështu konstaton profesori universitar Sabaudin Zhuta duke ju referuar gjendjes në arsimin dhe kulturën shqiptare në Maqedoni.

Ai thekson se natyrisht se po kërkuam arsyjet, kurrë nuk do i japim arsyetimin.

“Shoqërija jonë ( edhe ajo shqiptare ), sot ndërtohet në baza të themeleve, ta quajmë demokratike e plurale. A është ky sistem frytdhënës dhe në shërbim të elektoratit shqiptar?! Mendoj se jo aq sa duhet. Rezultatet janë dëshpruese. Është bë praktikë që subjektet politike shqiptare,në retorikat e tyre paraelektorale të premtojnë çdogjë e që pastaj lehtësisht të mos mbajnë këto premtime. Praktika e tillë e politikbërjes gjithsesi se prek dhe dëmton thellë indin dhe qënien tonë kombëtare. Kjo shpesh vjen nga që vendosja e individëve vendimmarrëse në këto fusha totalisht është apriori e mbuluar me deshtakë e njerëz jokompetentë. Prandaj dhe llogaridhënia apo përgjegjsia është praktikë fare e panjohur”, vlerëson profesor Zhuta për Zhurnal.mk

Profesor Zhuta thotë se tipari kryesor i filozofisë platoniane, është konsiderimi i njohurisë si kujtim (nëse i kemi).

Sipas Platonit:”Shpirti i njeriut, para se të ndeshte botën e gjërave, jetoi një botë ideale- botën e ideve dhe që ndërlidhet me kreimin e projekteve programore të mbështetura me mundësitë, vullnetin dhe kapacitetin real realizues.