KSHZ-ja heq dorë nga e drejta për shfrytëzimin e bonuseve ose pagesës shtesë të anëtarëve të këtij institucioni për periudhën e organizimit të zgjedhjeve.

Njoftimi u bë në seancën në të cilën KSHZ-ja konformoi shumën e kompensimit për anëtarët e organeve që do të zbatojnë zgjedhjet.

Përbërja paraprake që drejtonte me këtë institucion dha dorëheqje kolektive si pasojë e reagimeve në opinion pas marrjes së shumave të larta të pagesave shtesë për organizimin e zgjedhjeve.

Të gjithë anëtarët e organeve që do të zbatojnë zgjedhjet janë të detyruar të marrin pjesë në trajnimet që i organizon KSHZ-ja për përgatitjen e procesit zgjedhor.

Në rast se nuk marrin pjesë, do ta humbin të drejtën e kompensimit për punën e tyre. Sipas ndryshimeve të reja të Kodit Zgjedhor, anëtarëve të Këshillave zgjedhore mund t’u ulet sasia e kompensimit për 30% në rast se votimi në atë vendvotim prishet për fajin e tyre.