Anëtari i Lëvizjes Besa Bekim Berisha ka thënë se Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët do të duhet të koalicinojnë me LSDM për ndryshe me mos koalicionim me arsyetime te tipit ” Ne nuk ulemi me BDI “do të shërbejnë VMRO dhe askujt tjetër . Ai në profilin e tij në facebook ka thënë :
“Si shqiptarë jam më se i interesuar se si do të veprojnë në vazhdim Lëvizja BESA dhe Aleanca lidhur me formimin e qeverisë! Tani koha është që të paktën njëra nga këto dy subjekte politike ti bashkohet një koalicioni të mundshëm në mes LSDM dhe BDI! Kjo thjeshtë sepse numri i deputetëve të BDI-së nuk mjafton për shumicë parlamentare! Dhe mendoj se arsyetimet boshe si: “nuk pranojmë koalicionime me BDI sepse ata janë përgjegjës për gjithqka të keqe që u ndodhi shqiptarëve…” nuk do të pranohen nga shumica e shqiptarëve! Kjo sepse ne të gjith e dijmë se po BDI është fajtore, por gjithashtu e dijmë se mosformimi i një qeverie pa VMRO-në i jep asaj mundësinë që ta formon qeverinë (qoftë nëpërmjet zgjedhjeve, qoftë nëpërmjet ndonjë forme tjetër) dhe të vazhdon me shkeljen dhe me gjithë krimin tjetër.
Pra, Lëvizja BESA ose Aleanca do duhej tani të tregojnë se a janë parti serioze apo thjeshtë parti frikacake (ose edhe më keq)?! Me vendimin për t’ju bashkangjitur BDI-së në qeverinë e re do të arrinin dy efekte të menjëhershme:
1- do formohej qeveri e cila do punonte në stabilitetin e Maqedonisë dhe në integrimin e saj në NATO dhe BE. Vet antarsimi i Maqedonisë në NATO do ti largonte nga këndejmi planet ogurzeza për ndarje të vendit, e që në plan afatgjatë shqiptarëve na përshtatet më tepër. Jam i bindur se me trendet e natalitetit/mortalitetit Maqedonia pas 30 vitesh do ketë strukturë demografike krejtësisht të ndryshme nga ajo që e ka sot, dhe
2- do i pamundësohej BDI-së monopoli i qeverisjes mbi shqiptarët!!
Liderët e mëdhenj njihen në situata të vështira, kurse ata të thjeshtit gjithmonë u ikin vendimeve me peshë!
Dhe, duke qenë se gjatë zgjedhjeve të fundit un kam agjituar tek të afërmit për ta votuar listën e Lëvizjes BESA, do të doja që kjo parti ta tregon këtë kapacitet të madh, POR gjithashtu nuk do të më paraqiste problem edhe nëse Aleanca do tregonte kapacitet më të madh dhe ajo të bëhej pjesë e qeverisë! Ndihmojeni BDI-në të shkëputet nga VMRO-ja, me këtë do ti ndihmoni shqiptarët të shpëtojnë nga ajo!!
Koha është tani! Urdhëroni dëshmoni se cili nga ju jeni Lider vizionarë e cili qyqarë . Fol .mk