Unë besoj se për dallim nga koha kur Qeveria e udhëhequr nga VMRO DPMNE dhe Nikolla Gruevski na trajtonte neve, forcat speciale, në mënyrë mohuese bashkëpunimi ynë i mirë me Qeverinë e udhëhequr nga LSDM dhe Zoran Zaev do të vazhdojë, theksoi në profilin e tij në Fejsbuk lideri i Dinjitetit, Stojançe Angellov.

“Jo vetëm që do të vazhdojë, por besoj se në një mandat tjetër 4-vjeçar, bashkëpunimi ynë me LSDM-në dhe Zoran Zaevin do të thellohet edhe më shumë”, shton Angellov.

Ai thekson se në periudhën para dhe pas formimit të qeverisë së mëparshme, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, personalisht i kontaktoi tre kryetarët e partive nga koalicioni “VMRO për Maqedoninë”.

Ai thekson se në zgjedhjet e fundit parlamentare në dhjetor 2016, të gjitha sondazhet në pjesën e Njësisë së tretë zgjedhore ku ai ishte bartës i listës, parashikuan hyrjen e tij të sigurt në Kuvend, por edhe shanse mjaft të larta për hyrje edhe të kandidatit të dytë nga lista e tij.

“Trajtimi tejet i pandershëm dhe jonjerëzor, presioni i jashtëzakonshëm dhe blerja e votuesve nga ana e udhëheqjes se atëhershme qendrore dhe lokale të VMRO DPMNE-së i rrënoi shanset e mia për t’u bërë anëtar i Kuvendit”, tha Angellov.