Kryetari i partisë “Dinjiteti”, Stojançe Angellov, sot deklaroi se është e qartë që protestat kundër gjuhës shqipe dhe Deklaratës së partive shqiptare i organizon OBRM-PDUKM-ja. Ndërsa tha se edhe partia e tij e dënon ashpër deklaratën e deputetesë së Shqipërisë, Mesila Doda.

 

“Besoj se ata qytetarë që dalin në rrugë dhe protestojnë mendonë se e mbrojnë unitaritetin e shtetit, mirëpo nuk janë të vetëdijshëm se në atë mënyrë mund ta rrezikojnë unitaritetin e Maqedonisë”, tha Angellov.

Angelov theksoi se Ivanov është i vetëdijshëm për situatën e rëndë në të cilën gjendet Maqedonia dhe se do të tregojë ndjenja për shtetin dhe të ta ndajë mandatin. Sipas tij, në programin e LSDM-së nuk ka asgjë kundër kushtetutës.