Zv/kryeministri për çështje ekonomike,Koço Angjushev është i bindur se do t’i jepet fund keqpërdorimit të vajit ekstra të lehtë për amvisëri, e njohur si “nafta e kuqe”.

Për herë të parë pas dy dekadave, tha, në vend ka laborator shtetëror mobil për kontrolle, i cili tashmë funksionon.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas konferencës së sotme për shtyp në Qeveri në të cilën së bashku me zëvendëskryeministrin Koço Angjushev i elaboroi efektet nga Ligji për mbështetje financiare, Angjushev nuk precizoi sa inspeksione janë bërë deri më tani dhe dërgoi përgjigje të kësaj që të kërkohet në Byronë për metrologji.

“Jam i bindur se do ta parandalojmë keqpërdorimin e vajit ekstra të lehtë për amvisëri. Se po bëjmë orvatjet të mëdha në këtë drejtim, tregon fakti se për herë të parë pas 20 viteve në vend ka laborator shtetëror mobil për kontrolle, i cili tashmë është blerë dhe shfrytëzohet nga Byroja për metrologji në bashkëpunim me Inspektoratin shtetëror tregtar. Sa i përket akcizës, kjo është në kompetencë të Ministrisë së Financave. Atje drejtohuni se pse ato i bëjnë të gjitha analizat dhe vlerësojnë se çfarë janë implikimet buxhetore”, theksoi ministri Angjushev. .