Është e turpshme që në Shekullin XXI një largësi prej 90 kilometrash ta vozisim për dy orë. Kështu ka deklaruar zv/kryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev për ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë-Prishtinë duke shtuar se Maqedonia do të jetë e përkushtuar që kjo autostradë të ndërtohet sa më shpejtë.

“Projekti ka përfunduar dhe është duke u bërë revizion i të njëjtit. Ne e kemi si prioritet në Qeveri që ky projekt të bëhet. Kemi biseduar edhe me Bankën Evropiane për Rrindërtim dhe Zhvillim që i njëjti të financohet. Është parashikuar që vlera e tij të jetë 63 milionë euro, dhe kjo është një nga projektet infrastrukturore prioritare të Qeverisë”, deklaroi Angjushev.

Ai tha se deri tani nuk ka pasur dokumentacion teknik, andaj edhe është vonuar realizimi i këtij projekti. Në anën e Kosovës e dimë se qeveria atje dhe institucionet e atyre janë në përfundim të autostradës. /SHENJA/