Anketat e fundit përpara ditës së zgjedhjeve, tregojnë qartë që në Qytetin e Shkupit do të jetë garë e nxehtë. Deri tani gara vazhdon të jetë në mes kandidates së pavarur Danela Arsovskës si dhe kreut aktual Petre Shilegov. Por sipas anketave, deri tani dhe në vazhdimësi Arsovska ka qenë në avantazh.

Në anketat e fundit Arsovska kryeson me 24.1% ndërsa, Petre Shilegov gëzon mbështetjen e 22,5% të qytetarëve. Edhe në anketat tjera Arsovska ka avantazh të dukshëm ndaj Shilegov. Danela Arsovska është kandidate për qytetin e Shkupit, që ka garuar si e pavarur nën përkrahje të VMRO DPMNE, Aleancës dhe Alternativës si dhe sektorit civil. Ndryshe në rast fitore Arsovska do të jetë kryetarja e parë femër e qytetit të Shkupit.