Anketa më e re e  IRI-t e publikuar sot tregon se në Tetovë udhëheqë kandidatja e  BDI-së  Teuta Arifi  e  ndjekur nga Adnan Neziri i Aleancës për Shqiptarët. Në këtë qytet sipas IRI-it rejting prej 19 pëqind gëzon  Teuta Arifi,  pas saj vjen Adnan Neziri i Aleancës  me 9% duke e lënë pas edhe liderin e Lëvizjes Besa dhe PDSH-në e Menduh Thaçit  me 8 , respektivisht 6 përqind  dhe VMRO-DPMNE me  5 për qind.