Anketat e fundit siç mund të shihet nga numrat e prezentuar nuk kanë për qëllim matjen disponimit qytetarë, por janë në shërbim të politikës ditore dhe të porositura me qëllime të caktuara.
Nuk do të ishte serioze nëse ju referohemi numrave sepse ata vetëm janë një ambalazh i paketuar mirë për të arsyetuar porosinë politike.

Anketa e prezentuar sot në media, nga FOKUS-i, që në opinion njihet si medium pro-LSDM, tregon qartë se kush është porositësi dhe dërguesi i porosisë politike.

Nga njëra anë tendenca për të zbutur dallimin mes VMRO-së dhe LSDM-së në bllokun politik maqedonas, si dhe futja e emrit të ish kryeministrit në egzil Nikolla Gruevski si pjesë e anketës, vë në pah qëllimin e vërtetë të kësaj ankete, ku kryesisht synohet përgjysmimi i epërsisë që gëzon lideri i opozitës maqedonase, Hristijan Mickovskit, në raport me mbështetjen që gëzon kryeministri aktual Kovaҫevski.

Nga ana tjetër, një element shumë i rëndësishëm pse kjo anketë nuk është e besueshme dhe me tendencë manipulimi është edhe fakti se nëpërmjet porosisë që përcillet, fryhen tejmase numrat për BDI-në , ndërkohë që zvoglohen numrat për partitë e tjera opozitare shqiptare.

Pra tendenca është e qartë! Nëpërmjet kësaj porosie synohet të manipulohety opinioni publik, si dhe të përgatiet terrenin për atë që do të ndodh, sidomos me paralajmërimin e krijimit të Frontit mbietnik europjan./fol.mk