‘Jo’ për emrin e përbërë me termin e përfshirë Maqedoni, thonë mbi gjysma e grekëve, respektivisht 59%, tregon hulumtii i ri i mendimit publik në Greqi, përcjell Fol.
Në anketën e zbatuar nga agjencia ‘Pulse’ për televizionin Action 24, për 72% të të anketuarve është i rëndësishëm kontesti për emrin, ndërsa 65% vlerësojnë se janë pozitive protestat për ‘Maqedoninë’.
Lidhur me termin Maqedoni, 59% janë përgjigjur se nuk pajtohen, 35% thonë se pajtohen. Në pyetjen: ‘Personalisht ju, a pajtoheni ose nuk pajtoheni me zgjidhjen e kontestit me emrin e ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë me emër të përbërë që do ta përmbajë termin ‘Maqedoni’?, të anketuarit u përgjigjën:
17% sigurisht se pajtohem
18% me siguri pajtohem
19% me siguri nuk pajtohem
40% sigurisht nuk pajtohem
6% nuk di/nuk përgjigjem
Kundër emrit të përbërë me termin Maqedoni u prononcuan 46% nga votuesit e SYRIZA-s, 68% të Demokracisë së Re, ndërsa më i lartë është i atyre të cilët në zgjedhjet e fundit kanë votuar për Agimin e Artë – 79%. Rezultatet tregojnë se përkrahja për emrin e përbërë është më e vogël se 50% te votuesit e partive politike. /Fol/