Shumë ukrainas shpresojnë se rezultati i zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara do të ndihmojë në përfundimin e luftës me Rusinë. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Anna Chernikova disa shqetësohen se kandidati republikan për president, Donald Trump do të ketë një qasje më të butë ndaj Moskës. Të tjerë, janë të shqetësuar se sipas politikave të kandidates demokrate për president Kamala Harris, ndihma, megjithëse vlerësohet e rëndësishme, do të jetë e ngadaltë.

Në kryeqytetin ukrainas Kiev dhe gjetkë në Ukrainë, njerëzit janë të shqetësuar për rezultatin e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara dhe se si kjo do të ndikojë në atdheun e tyre.

Disa banorë, si Anhelina mbesin me shpresë.

“Pres që presidenti i ardhshëm do të na ndihmojë ne, politikën dhe veprimet tona ushtarake”, thotë ajo.

Banorë të tjerë si Dmytro, janë të shqetësuar.
“Pyes vetën se kush do të fitojë dhe në përgjithësi çfarë politikash do të kenë ndaj vendit tonë. I lutem zotit që t’i nxisë të dy të na mbështesin”, thotë Dmytro.

Frika më e madhe është se administrata e re amerikane do t’i japë fund mbështetjes dhe do ta braktisë Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë, thotë analisti politik, Mykola Davydiuk.