Shtyhen takimet e “Zhan Monesë” për dialog të brendshëm politik. Anulimet, sipas eurodeputetit Ivo Vajgël janë për arsye të pengesave në organizimin e takimit. Takimet paraprakisht ishin caktuar për mesin e muajit mars në Ohër, por siç bëjnë të ditur mediat vendase, ngecjet në organizimin e takimeve kanë detyruar tre eurodeputetët dhe partitë parlamentare të gjejnë datë alternative. Ndonëse datë konkrete akoma nuk ka, mësohet që takimet do të zhvillohen në muajin maj, duke përfshi këtu pjesëmarrjen e eurodeputetëve Ivo Vajgëll, Knut Flekenshtejn dhe Eduard Kukan. Pritet që në këto takime të merr pjesë edhe Komisioneri për zgjerim Johanes Hahn.

Takimet e Zhan Monesë kanë për qëllim arritjen e dialogut politik. Mësohet që prioritet do t’u kushtohet ndryshimeve në Rregulloren e Kuvendit dhe hartimin e Kodit Etik të deputetëve, kërkesa këto eurodeputetëve Vajgëll, Kukan dhe Flekenshtejn

Me përjashtim të propozimeve të eurodeputetëve, partitë parlamentare kanë kërkuar që në mesin e bisedimeve të përfshihet edhe përpilimi i strategjisë për transparencë fiskale të Kuvendit si dhe pavarësi buxhetore të shtëpisë ligjvënëse. Vajgëll, Kukan dhe Flekenshtejnë gjatë qëndrimit të tyre në Maqedoni adresuan qëndrime të qarta ndaj shumicës dhe opozitës mbi nevojën e dialogut politik për çështjet me interes shtetëror. Alsat-M