Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari ka demantuar për INA një lajm të Veçer, që thirret në burime partiake dhe që thekson se kjo parti javën tjetër do të largohet nga Qeveria.

Burime anonime të gazetës maqedonase thonë se gjoja kreun e ASH-së, Arben Taravari në këtë vendim do ta mbështesin 5 nga 8 deputetët e ASH-së, ndërsa grupi tjetër i deputetëve i përbërë nga Ziadin Sela, Elmi Aziri dhe Ilire Dauti do të mbeten pjesë e shumicës.

Taravari në prononcimin për INA thotë se ky lajm është një fabrikim nga qarqe të jashtme dhe që janë kundër ASH-së.

“Çdo lajm i këtillë që thiret në burime anonime brenda ASH është thjeshtë fabrikim i qarqeve jashtë dhe kundër Aleancës për Shqiptarët. Ka vite që lexojmë lajme të këtilla për përçarje të ASH-së, por koha ka dëshmuar se ato janë vetëm dëshira të dështuara të atyre që ju pengon fuqia, uniteti dhe kozistenca jonë. Vendimet dhe veprimet tona sillen në organet qëndrore dhe në mënyrë transparente publikohen në kohë përmes funksionarëve dhe organeve zyrtare. Të gjitha vendimet si edhe deri më tani do të jenë në të mirën e anëtarëve të ASH-së, shqiptarëve dhe gjithë qytetarëve të vendit”, theksoi për INA, Arben Taravari.(INA)