Nga MPB njoftojnë se sot është gjetur trupi i pajetë i 14-vjeçares Vanja Gjorçevska nga Shkupi, e cila është raportuar si e zhdukur me datë 27.11.2023, përcjell TV21. Nga MPB shtojnë se në rrethinën e Velesit është gjetur edhe trupi i pajetë i 74-vjeçarit P.ZH. nga Velesi, i cili është paraqitur si i zhdukur me datë 24.11.2023.

“Në lidhje me dy rastet dyshohen pesë persona, tre prej të cilëve janë në paraburgim, një është jashtë shtetit ndërsa një person aktualisht ndodhet në stacion të policisë. Paraprakisht në lidhje me veprat penale është gjetur një automjet tip Citroen i djegur dhe pas ekspertizës është siguruar prova materiale për përfshirjen e personave, për të cilat pas dokumentimit të plotë të rasteve do të bëhet kallëzimi përkatës penal, në koordinim me Prokurorin Publik”, thonë nga MPB.