Arben Taravari i ftuar në Kanal 5 në emisionin ,,Samo vistina” ka folur për aktualitete politike, koalicionet, ligji për PSP, etj.

Në pyetjen e gazetares lidhur me koalicionet paszgjedhore dhe cili është preferenca e Aleancës.

Taravari ka thënë “Për Aleancën nuk është me rëndësi cila parti në bllokun maqedonas fiton zgjedhjet, por një gjë mund të them publikisht se Aleanca nuk do ulet të bisedojë me parti politike që nuk e njeh Marrëveshjen e Prespës ose ndërrimin e emrit të shtetit dhe normalisht ajo parti që pranon përcaktimet programore të Aleancës.