Sonte në organizim të UD- kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në selinë qendrore të kësaj partie në Tetovë, u zhvillua një  takim me strukturat lokale dhe aktivistë të Degës së Tetovës.

Takimi i sotëm në Tetovë, është në vazhdën e shumë takimeve që ditët e fundit kreu i ri i partisë, Arben Taravari është duke zhvilluar anekënd vendit me strukturat partiake në prag të kongresit të jashtezakonshëm që do të mbahet më 17 dhjetor, kongres ky i thirrur pas dorëheqjes së parevokueshme të kryetarit të deritanishëm Ziadin Sela, pas rezultatit jo të kënaqshëm me zgjedhjet për këshillin e ri komunal të Tetovës.

Takimi i sotëm në Tetovë, si dhe pamjet që u shpërndanë në media, sikur janë një sinjal se ASH rikthehet fuqishëm në Tetovë.
Fakti se janë rikthyer thuajse të gjithë aktivistët, veteran e themelues, që për arsye të ndryshme për një kohë ishin pasivizuar, me takimin e sotëm sikur dërgojnë një porosi të qartë se Aleanca e Tetovës rikthehet fuqishëm në skenën politike.

Këtë tubim partiak e nderuan me praninë e tyre edhe një numër shumë i madh i elitës intelektuale të Tetovës, ku siç thuhet  ata kane paralajmëruar edhe aktivizimin e tyre në këtë subjekt politik.
Pamjet në vazhdim, të shpërndara nga vetë kreu i kësaj partie Arben Taravari e vërtetojnë më së miri se Aleanca rikthehet fuqishëm jo vetëm në Tetovë po gjithandej ku ka shqiptarë në Maqedoni/fol.mk