E ardhmja e Arda Turan mund të jetë larg Kontinentit të Vjetër. Mesfushori i cili do të largohet nga Barcelona, mund të vendosë të transferohet në Major League Soccer në Amerikë.

Pas ofertave nga skuadrat turke, për 30-vjeçarin ka shfaqur interes skuadra e Chicago Fire, që drejtohet nga Veljko Paunovic. Tek ekipi i nga Illinois, Turan do të gjejë gjermanin Bastian Schweinsteiger, i cili është pjesë e skuadrës që nga viti 2017.