Në sondazhin e pestë – online, të organizuar nëpërmjet aplikacionit të veçant në portalin FOL, në pyetjen se kush mendoni se duhet t`i prijë garës për kryetar të komunës së Çair-it, rezulton se si figurë më e preferuar në këtë sondazh të jetë Ardijan Muça – drejtori aktual i ndërmarrjes publike “Parqet dhe gjelbërimi”, të qytetit të Shkupit.

Për Ardijan Muça-jn preferencën e tyre e kanë dhënë 50% e të anketuarëve, ndjekës dhe lexues të rregullt të FOL-it.

Sa u përket kandidatëve tjerë të këtij sondazhi, në vend të dytë renditet kryetari aktual i Komunës Visar Ganiu i cili ka marrë 21,3% të votave në sondazh, kurse ish kryetari i Komunës dhe njeherit deputet aktual në Kuvend Izet Mexhiti rendit i treti me vetëm 13,89% të votave të të gjithë të anketuarve.

Në pozitën e fundit ngelet Besim Koka i cili gëzon vetëm 6,48 % mbështetje të ndjekësve dhe lexuesve të fol-it.

Poashtu edhe në këtë sondazh një numër i konsiderueshëm i të anketuarve 8,3%, nuk kanë kurfar preferencash për kandidatët e përmendur, ose kanë preferenca për kandidat tjerë. Përndryshe zgjedhjet e ardhshme lokale- të rregullta, duhet të mbahen në muajin tetor, atëher kur edhe ligjërisht ju përfundon mandati kryetarëve aktual të komunave. \fol.mk

Për të parë rezultetet nga sondazhet e kaluara kliko KËTU