Prezantuesi i njohur Arian Çani gjendet çdo javë pranë shikuesve përmes emisionit të tij “Zonë e Lirë”.

Ai shfaqet gati gjithmonë i njëjtë në stil, duke mos dalë asnjëherë nga kornizat e kostumit të zi, të cilin e vesh që nga fillimi i emisionit të tij.

Sonte (e premte) në emisionin e tij të radhës, Çani është shfaqur me një ndryshim drastik.

Ai ka lëshuar mustaqet, ndërsa ka treguar gjatë emisionit se përse ka vendosur të bëjë një ndryshim të tillë në pamjen e tij.

Arian Çani tregoi se ka lëshuar mustaqet në nder të viktimave nga përmbytjet e mëdha që ndodhën sot në Shqipëri.

Si pasojë e daljes nga shtrati, lumi Vjosa shkaktoi sot një varg përmbytjesh në disa prej zonave qendrore dhe jugore të Shqipërisë .