Këshilltari Komunal nga ana e Aleancës për Shqiptarët në Komunën e Tetovës Arif Selami, në një postim të tij ka kritikuar sektorin e ekologjisë së kësaj komune për mos pastrimin e tërësishëm të lumit Shkumbin nga mbeturinat.

Në postimin e Arif Selamit thuhet:

Papergjegjesia institucionale s’ka se si te manifestohet ndryshe!!!
Qe nga permbytjet e vitit 2015, pikerisht ne kete vend ku spitali i Tetoves paguajti fature te rende, ende sot e kesaj dite nuk eshte ndermarre asgje ne tejkalimin e kesaj situate alarmante per qytetin e Tetoves ne pergjithesi, si dhe te nje Institucionit me rendesi jetike te qytetareve ne veçanti!
Urgjentisht Ndermarrja Publike Komunale perkatese, me Inspektoratin Komunal Ekologjik, ne bashkepunim me Ministrine Ekologjike, te dalin ne kete vend dhe te konstatojne gjendjen me potencial te lart te rezikut, si ne aspekt urban poashtu edhe te atij ekologjik dhe njeher e pergjithmone te ndermerren hapa konkret ne tejkalimin e kesaj situate te rrende me shtratin e lumit Shkumbin!