Është mbajtur mbledhja e katërt e Shtabit të krizës në Tetovë dhe me këtë rast, kryetarja Teuta Arifi ka njoftuar se në territorin e Tetovës janë regjistruar 6 raste të të infektuarve me COVID-19 (virusin korona).

Tre raste janë nga Tetova dhe nga një rast në Zhelinë, Bogovinë dhe Jegunovcë.

“Të të tre rastet janë paraqitur në Spitalin Klinik të Tetovës”, tha Arifi.

Arifi ka njoftuar edhe për kapacitetin e Spitalit Klinik.

“Spitali Klinik informoi se disponon 400 shtretër dhe ekipe për raste pozitive të reja të mundshme. Momentalisht, në Komunën e Tetovës kemi 235 persona në vetëizolim, ndërkaq 64 të tjerë janë në karantinë në hotelet në Kodrën e Diellit”, tha Arifi.