Profesoresha e Fakulteti juridik në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, Besa Arifi, në një intervistë për Almakos flet për debatin e vështirë për Ligjin e gjuhëve me intelektualë maqedon dhe për pengesat për zbatimin e…
Profesoresha e Fakulteti juridik në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, Besa Arifi, në një intervistë për Almakos flet për debatin e vështirë për Ligjin e gjuhëve me intelektualë maqedon dhe për pengesat për zbatimin e këtij ligji nga presidenti Gjorge Ivanov dhe opozita maqedone.

Profesoresha Arifi komenton edhe mënyrën e veprimit politik të partive shqiptare, të cilat në vend të angazhohen për zbatimin e përpiktë të Marrëveshjes së Ohrit, u premtojnë shqiptarëve koncepte të cilat janë të pazbatueshme. Arifi inkurajon partitë shqiptare të përmirësojnë cilësinë e përfaqësimit të shqiptarëve në administratën publike dhe të mos përqëndrohen vetëm në rritjen e përqindjes së tyre në administratë sepse kjo nuk faktorizon shqiptarët në shtet dhe nuk përmirëson shërbimet publike.

Ajo ka ndarë shqetësimin për nivelin e ultë të arsimit universitar në gjuhën shqipe duke sugjeruar studentëve shqiptarë të mos luftojnë për marrjen e një diplome, por të nxënë dije sepse vetëm ashtu do jenë të dobishëm për veten dhe shoqërinë.

Sipas saj, universitetet shqiptare nuk duhet të jenë vetëm makina për shtypjen e diplomave, por duhet të ngriten në qendra të dijes, ku kutivohet mendimi kritik dhe i strukturuar për të përballuar sfidat e të ardhmes.