Zyrtarët nga komuna e Tetovës të cilët u arrestuan iu caktua masa e arrestit shtëpiak, ndërsa një personit tjetër iu caktua masa e kujdesit.

Gjyqtari i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale e Shkupit ka dënuar katër persona me arrest shtëpiak dhe një person në masa paraprake për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe kompetencave në lidhje me legalizimin e paligjshëm të tokës ndërtimore në Tetovë.

“Në Gjykatën Themelore Penale Shkup, para gjyqtarit të procedurës paraprake, sot u arrestuan pesë persona me propozim të Prokurorisë Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit për caktimin e masës paraburgim për gjashtë personat dhe masë të kujdesit për dy persona tjerë”, informojnë nga Gjykata.

Prokuroria kompetent i PTHP-së ka lëshuar urdhër për fillimin e hetimit kundër tetë personave të dyshuar për kryerjen e krimit të “keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe kompetencave” për legalizim të paligjshëm të tokës me sipërfaqe prej 4.410 metrash katrorë në Tetovë, duke i shkaktuar dëm Buxhetin të RMV-së me vlerë prej rreth 860 mijë euro.