Nga Prokuroria për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit njoftojnë se mëngjesin e sotëm ka pasur aksion në burgjet e vendit tonë.

Sipas informatave të para, janë arrestuar 17 pjesëtarë të Policisë së Burgjeve, të cilët tashmë janë në gjykatë. Së shpejti pritet që Prokuroria, në koordinim me MPB-në, të dalë me njoftim zyrtar.