Dy zyrtarë të shërbimeve sekrete ruse (FSB), të specializuar në sigurinë kibernetike dhe ekspertë në piraterinë informatike, u arrestuan me akuzën për tradhti në favor të SHBA-së, deklaroi sot për median avokati i njërit prej tyre.
Sergei Mihajlov, numri dy i Qendrës për Sigurinë Informatike në strukturat e FSB-së, ndihmësi i tij Dmitri Dokuçajev si dhe Ruslan Stojanov, përgjegjës i shërbimit të hetimit për krimet kibernetike për gjigantin e sigurisë informatike “Kaspersky Lab”, janë aktualisht në paraburgim, bëri të ditur Ivan Pavlov për median.
“Kjo çështje ka lidhje me SHBA-në”, shtoi Pavlov duke saktësuar se nuk kishte asnjë përmendje të CIA-s në dokumentet që ai kishte dijeni, përcjell Atsh.
E pyetur për këtë çështje, CIA refuzoi të komentonte.
Nëse autoritetet ruse arrestojnë rregullisht persona të dyshuar të shërbimeve sekrete nga një shtet i huaj, veçanërisht SHBA, përfshirja e zyrtarëve të lartë të FSB, trashëgimtare e KGB-së, është mjaft e rrallë që prej fundit të Luftës së Ftohtë në 1991.