Policia ka identifikuar tre pjesëmarrës në incidentit ku më 1 mars në stacionin e autobusit Rekord në qendër të Shkupit i kanë shkaktuar plagë me thikë Z.T (17) nga Shkupi.

Siç informoi drejtori i Byrosë për siguri publike, Lazo Velkovski se sot në mëngjes janë arrestuar dy nga tre personat të cilët janë pjesmarrës në ngjarje, ndërsa po merren masa për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të rastit.

Ndërsa, adoleshenti është jashtë rrezikut për jetë.