Ministria për Punë të Brendshme njofton se sot policia ka arrestuar dy persona të cilët dyshohen për tregëti të paligjshme me lëndë narkotike.

“Sot (14.03.2023) në Shkup, zyrtarë policorë nga SPB Shkup kanë ndaluar A. O. (23) nga fshati Gërçec i Shkupit dhe V.K. nga Gjevgjelia. Gjatë kontrollit në banesën ku ata jetojnë në Shkup, të kryer me urdhër të gjykatës, janë gjetur dhe konfiskuar rreth 150 gramë kokainë dhe një peshore digjitale. Ata janë ndaluar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, me procedurë të shpejtë do të ngritët kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.