Departamenti për tregti të paligjshme pranë SPB Veles, gjatë fundjavës së kaluar realizoi aksion kontrollues në rajonin e Negotinës dhe Kavadarit për parandalimin e shitjes së lëndëve narkotike dhe arrestoi tetë persona: M.Ç (19), P.A (22), A.D (23), A.J (26), M.B (25), V.V (21) të gjithë nga Negotina dhe I.GJ (21) dhe L.I (21) nga Kavadari.

Nga MPB informojnë se tek të arrestuarit është gjetur marihuanë në sasi më të vogla, e përgatitur për shitje, si dhe për përdorim (cigare me marihuanë).

“Në aksionin kontrollues janë konfiskuar mbi 70 gram marihuanë. Pas arrestimit të personave, është biseduar me ta dhe janë liruar, ndërsa pas zbardhjes së plotë të rastit ndaj tyre do të pasojnë paditë përkatëse”, thonë nga MPB./