Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një 47 vjeçar nga fshati Shipkovicë i Tetovës i cili dyshohet për falsifikim të dokumenteve.

“Me datë 19.05.2022 në ora 19.45 në autostradën Gostivar-Tetovë, në stacionin e pagesës rrugore Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin M.A. (47) nga Shipkovica e Tetovës, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se është kryerës i veprës “falsifikim i dokumenteve”, e dënueshme sipas nenit 378 të Kodit Penal. Ai është ndaluar në stacionin policor të Tetovës për procedurë të mëtutjeshme”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.