Ish-ministri i Punëve të Brendshme dhe drejtor i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov sot në mëngjes është arrestuar me urdhër të Prokurorisë Publike.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe nga Prokuroria Publike Themelore më shumë informacione paralajmërojnë gjatë ditës.

Sipas njohurive të para, Çavkov është arrestuar lidhur me hetimin për dhunën në Kuvend të 27 prillit, kur e drejtoi shtabin operativ të MPB-së. Prej strukturave më të ulëta të MPB-së është theksuar se dy orë nuk ka dhënë urdhër për veprimin e policisë, me çka e ka vënë në rrezik jetën e deputetëve dhe gazetarëve.

Çavkov për momentin ndodhet në  Gjykatën Penale para gjykatësit për procedurë paraprake.