Me 04.06.2021 në ora 18.30 në Shtip, zyrtarët policor nga SPB Shtip e kanë arrestuar J.K.(39) nga Shtipi, transmeton Almakos.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjyqësor, është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë. Ai është arrestuar në Stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të ngritet padi adekuate penale./Almakos/