Sot (29-gusht) rreth orës 10:00 në rrugën Svetozar Pepovski në Gostivar, zyrtarët policorë të SPB Tetovë-DPB Gostivar kanë privuar nga liria 31-vjeçarin A.N. nga Gostivari, i cili dyshohet se më 26 qershor të këtij viti ka kryer mardhënje seksuale me një të mitur, përndryshe e afërme e gruas së tij. Gostivarasi A.N. është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, pas së cilës kundër tij do të përgaditet kallëzim përkatës. TS