Më datë 25.07.2026 në ora 02:25, në rrugën rajonale Tetovë – fshati Bërvenicë, zyrtarët policorë kanë ndaluar automjetin e udhëtarëve “Hyundai” me targa të Shkupit, të drejtuar nga A.M. (45) nga Tetova. Gjatë alkooltestit të kryer është matur prani e alkoolit në gjak prej 1,67 promilë. Personi është privuar nga liria dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për vepër të kryer penale nga neni 297-a i Kodit Penal – “ngarje e papërgjegjshme e automjetit”.

