Nga SPB-Tetovë njoftojnë se kanë arrestuar një 34-vjeçar, i cili sipas raportimit ka tentuar t’i shtyp me veturë bashkëfshatarët e tij.

“Mbrëmjen e djeshme (15-mars) rreth orës 22:20, në Prelubishtë të Tetovës, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria 34-vjeçarin I.K. nga ky fshat, pas denoncmit të bashkëfshatarëve të tij D.R.(45) dhe S.S.(61) se në rrugën rajonale Zhelinë-Jegunovcë, përgjatë së cilës po ecnin në këmbë, rreth orës 19.15 ka tentuar ti aksidentonte me veturën e tij “Reno” me targa të Tetovës, por ata kanë arritur ti shmangen duke kërcyer anash rrugës. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar”, thonë nga SPB-Tetovë./tv21.tv