Sonte në orët e vona u njoftua  se është arrestuar Vlladimir Atanasovski, ish drejtor i DSK-së, i dyshuar për dhunën në Kuvend më 27 prill.

Ndryshe gjatë seancës së djeshme për zhvillimet e 27 prillit u përmend edhe Atanasovski. Gjegjësisht në fund të dëshmisë së tij, Stefan Mlladenovski tha se i gjithë populli maqedonas por edhe organizatat e patriotëve maqedonas janë të keqpërdorur nga Aleksandër Vasilevski-Ninxha i cili merrte urdhra nga Vlladimir Atanasovski ish drejtor i DSK-së.

Atanasovski aktualisht është i angazhuar nga kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski si këshilltar i tij për çështje sigurie.