Analisti politik Arsim Sinani i ftuar ne Top Shoë  në lidhje me takimin e liderit të BDI-së te Presidenti Ivanov e pyet shefin e kabinetit të Ali Ahmetit , Artan Grubin   si ndodhi që ku te ky kryetari i kontestuar të shkoni atje , ku në një farë forme e legjitimuat atë. Ja hudhët “ bombën “ edhe “çelësin” presidenti i cili u tregua gjatë krizës në Maqedoni se ishte faktorë shumë destabilizues dhe krijoi pozicione të këqija duke i amnistuar të gjithë të inkriminuarit. Edhe çështja e dytë , pse e lejuat ju që të jetë ish kryetari i Parlamentit të Maqedonisë  drejtues i seancës konstituive, ku si pas rregullores seancën duhej ta drejtonte deputeti më i vjetër, që i bie të ishte deputeti i juaj,  i BDI-së Branko Manojlloski. Pse pranuat? Do të thotë të gjitha instrumentet ju ia latë në dorë VMRO-DPMNE-së.  z. Grubi unë e kuptoj se ju e keni veshtirë të liroheni nga VMRO-DPMNE-ja. Keni nënshkrua një marrëveshje me shqiptarët,  partitë opozitare shqiptare ju kanë dhënë mandate, nuk ju bëjnë problem  dhe nuk është korrëktë që ju sonte të thoni   ja ne e nxorrëm platformën. Platforma, ju e dini se partitë politike nuk pajtoheshin me ju, disa edhe nuk donin të flasin me ju. U desht ndërhyrja e Kryeministrit Rama tu ule në një tavolinë dhe të ndërtohet një Platformë dhe të shpëtohet situata.

 

© fol.mk