Blerim Limani, i punësuar si arsimtarë i lëndës së Historisë, në shkollën fillore ‘Luigj Gurakuqi’, me fillimin e vitit të ri shkollor, është përjashtuar nga puna. Limani për Infomagazin thotë se të gjitha kriteret i plotëson.

Ai përmes profilit të tij në Facebook, i bën thirrje inspektoriatit për arsim që të kenë përgjegjësi për punën që e bëjnë dhe se ka lëndë që i ligjërojnë arsimtarë jo-kompetentë.

Përndryshe, Limani u punësua si arsimtarë në janar të vitit 2018, afërsisht me 9 muaj përvojë pune. /Infomagazin/