Kandidatja e pavarur për qytetin e Shkupit Danela Arsovska është duke fituar me epërsi ndaj kryetarit aktual Petre Shilegov. Kandidatja që përkrahet nga opozita dhe shoqëria civile Arsovska për momentin ka 76.994 vota, ndërsa kandidati nga LSDM Shilegov ka vetëm 72.092. Në përqindje Arsovska ka 37,19% ndërsa Shilegov 34,82% të votave.

Pero Gorigievski nga E Majta në këto zgjedhje për momentin ka 17,995 vota, ndërsa subjekti i tij ka paralajmëruar një votë opozitare edhe në raundin e dytë. Nga kalkulimet e para Arsovska është kandidati favorit për të fituar Shkupin pasi përkrahet nga opozita maqedonase dhe shqiptare si dhe nga shoqëria civile, tani edhe nga kandidatët e tjerë të cilët kanë qenë në garë. Ndërsa Shilegov edhe pse i përkrahur nga Bashkimi Demokratik për Integrim nuk ka arritur të korr suksese në zgjedhjet ku një mandat më herët i fitoi nga raundi i parë.