Kandidatja e pavarur për qytetin e Shkupit Danela Arsovska, e përkrahur nga opozita dhe shoqëria civile ka zhvilluar takime në kuadër të fushatës së saj. Ajo dje ka vizituar derë më derë qytetarët e Shkupit, duke prezantuar ofertën e saj si dhe duke dëgjuar hallet që qytetarët kanë në nivel lokal.

Është e papranueshme në shekullin 21 të kemi komuna në Shkup me kushte jetese sikur të ishim një shekull më parë. Është e papranueshme që qytetarët të shkelin baltën në rrugë, të mos kenë ujë të pijshëm dhe të thonë se Shkupi është metropoli ynë. Qytetarët që takoj çdo ditë nuk kërkojnë shumë. Ata po kërkojnë një menaxher të qytetit i cili do të punojë ekskluzivisht në përmirësimin e cilësisë së jetës për të gjithë ata, i cili do të kontribuojë në rritjen dhe zhvillimin e përditshëm të qytetit, dhe kështu qytetarët do të jenë krenarë që jetojnë në Shkup. Po vjen koha për zgjidhje të shpejta dhe efikase. Dhe së bashku me banorët e Shkupit, e di që do të bëjmë shumë sepse është koha për ndryshime të vërteta. – deklaroi Arsovska në rrjetet sociale.

Ndryshe Arsovska ka deklaruar që del me bindjen që qytetit të Shkupit i duhet menaxher dhe jo politikan. Ajo deri më tani për Shkupin ka ofruar zgjidhje të shpejta dhe efikase, ndërsa përkrahje për të kanë shprehur numër i madh i qytetarëve të cilët besojnë se Arsovska do të jetë zgjidhja e duhur.