Kandidatja për të parën e Shkupit Danela Arsovska sot së bashku me kandidatin e koalicionit të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës për çairin Bekim Sali, kanë qëndruar në vizitë në Çarshinë e Shkupit ku nga afër kanë shpalosur platformën e tyre për zhvillimin e kësaj zone që cilësohet si turistike dhe kulturore.
Çarshia është një vend i preferuar i shumë banorëve të Shkupit, unik dhe plot traditë është një pikë referimi e qytetit. Shumë pak vende kanë një pazar të vërtetë të vjetër si ai që kemi ne dhe kjo është arsyeja pse unë mendoj se qeveria vendore duhet të përfshihet më shumë në ruajtjen e origjinalitetit të pazarit dhe mbështetjen e zejtarëve në veprimtarinë e tyre. Nuk ka njeri që nuk e ka vizituar dhe që nuk është i kënaqur me të. Është një vend grumbullimi për të gjithë brezat, shumë artistë, shumë turistë. Gurët me kalldrëm të ngushtë, ndërtesa artizanale, çajra, muze, kisha, xhami dhe hamame janë vetëm disa nga ndërtesat në pazar. Ai jeton në frymën e traditës dhe fsheh histori interesante për të kaluarën që kanë lënë gjurmë në pothuajse çdo cep. Por është e nevojshme që vazhdimisht të investohet në programe për mbrojtjen dhe restaurimin e trashëgimisë kulturore. – u shpreh Arsovska.
Ndryshe Arsovska kandidon si kandidate e pavarur për Qytetin e Shkupit e përkrahur nga partitë opozitare dhe shoqëria civile. Sipas anketave të fundit ajo është një ndër favoritet kryesore për të korrur fitore në zgjedhjet lokale.