Kryetarja e qytetit të Shkupit, Danela Arsovska si e para e Qytetit ka reaguar ashpër ndaj Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilët mbrëmjen e kaluar kanë shkaktuar kaos në trafikun rrugor në Shkup duke fikur dritat e semaforëve në qytet. Arsovska ka deklaruar që qytetarët nuk kanë pasur asnjë paralajmërim për fikjen e dritave dhe kjo ka shkaktuar kaos në trafik:

Fikja e semaforëve pa lajmëruar për orë të tëra për të krijuar kaos në trafik është jashtëzakonisht joserioze. Komunikacioni është i njëjtë si ditët e tjera dhe nuk ka bazë për të shpjeguar se reshjet e shiut janë arsyeja e fotografisë së sotme të rrugëve të Shkupit ku udhëtuan me orë të tëra për në shtëpitë e tyre.

Qyteti i Shkupit do të kërkojë sqarim nga MPB-ja për arsyen e shkaktimit të kaosit të sotëm në trafik. – theksoi Arovska në reagimin e saj.